POLITIKË

“Rama bën ekskursion me patronazhistët” – Berisha: Fatura për taksapaguesit shkon 2 mln euro për takim

21:43 - 24.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha, teksa ka mbajtur fjalimin e tij nga dritarja e banesës së tij, në të cilën ndodhet nën masën ‘arrest shtëpie’ akuzoi Ramën se u vjedh qytetarëve deri në 2 milionë euro për të zhvilluar takimet e tij me emigrantët. Këto të fundit, Berisha i ka cilësuar si ekskursione me patronazhistët e tij.




Kreu i opozitës u shpreh se emigrimi i këtyre 10 viteve të fundit është një shpopullim i Shqipërisë, ndërkohë që sipas Berishës, Kryeministri Rama ka shpenzuar miliona euro për udhëtime dhe arredime të zyrës së këtij të fundit.

Sali Berisha sqaron se këto takime të Kryeministrit Rama që zhvillohen me emigrantët, kanë kosto të larta, pasi siç shprehet kreu opozitar, taksapaguesuesve u kushton fatura 2 milionë euro për shkak të transportit, dietave dhe koncerteve që bëhen.

 

Pjesë nga fjalimi i Sali Berishës:

Ajo që ndodhi këtë 10 vjeçar miqtë e mij, nuk ishte emigrim. Ishte shpopullim! Ishte zbim i butë nga Shqipëria. Shpopullim i kalkuluar duke ndjekur protokollet e Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve. Dhe po kështu, ishit ju, emigrantët, që mbajtët mbi kurriz edhe kësaj here, barrën e rëndë të politikave shpopulluese të armikut më të egër të kombit shqiptar në histori, Edi Kristaq Rama. Ishit ju që u ndatë për së gjalli nga njerëzit tuaj të dashur.

Ishit ju që rrezikuat prapë jetën në gomone, kur Edi Rama digjte 21 milionë euro për fluturime me avion taksi. Kur Edi Rama stoliste oborrin e zyrave të tij me instilacione 4 milionë euro sikur të ishte kryesheiku i Arabisë. Ishit ju që u dëbuat nga shtëpitë tuaja, në kohën kur Rama me njerëzit e tij ndërtuan vila e hotele luksi me paratë tuaja të grabitura. Me pafytyrësinë më të madhe, Edi Rama me hordhinë e patronazhistëve të tij kërkon të vijë të ju për takim. Edi Rama kërkon t’ju takojë, pasi ju ka zbuar nga Shqipërisë dhe kërkon t’ju prishë qetësinë. T’ju trazojë stabilitetin e krijuar me sakrifica të panumërueshme. Edi Rama me patronazhistët e tij kërkon t’ju fusë edhe ju në propagandën e tij.

Edi Rama thotë se po bën takim me emigrantët. Por e vërteta, që e panë me sy dhe e dëgjuan me veshë të gjithë shqiptarët ishte se ai po bën ekskursion me patronazhistët e tij të pangopur. Nuk mund ta lejojmë kurrë këtë tallje. Nuk mund ta lejojmë Edi Ramën të shkojë në ekskursion me patronazhistët dhe të thotë takova emigrantët. Një ekskursion, që po të llogaritet kostot e transportit të tyre  me autobuzat, me tragete, me vetura personale, me avionë. Po të llogarisësh kostot e cirkut me këngëtarë dhe artistë, salla e stërsalla. Po të llogarisësh kostot e dietave e kësaj lukunie të pangopur, fatura që paguajnë taksapaguesit shkon 2 milionë euro për çdo takim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.