Policia e Durrësit ka arrstuar 20-vjeçarin me inicialet N.B, pasi “dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare”.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Shfaq Komentet (0)