FOTO - GALERI

Brenda Beirutit, imazhet rrënqethëse pas megashpërthimit

14:30 - 05.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këto imazhe që të lënë pa fjalë tregojnë shkallën e tmerrshme të shkatërrimit që megashpërthimi la pas në Beirut, por jo vetëm aq, la edhe 100 viktima dhe 300 mijë njerëz tashmë janë të pastrehë.




Fotografitë nga qyteti tregojnë rrugë të tëra të cilat duken të shkatërruara.

Theksojmë se deri më tani është raportuar se së paku 100 persona kanë ndërruar jetë gjersa katër mijë janë të lënduar.

Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme – mërkure, tha presidenti Michel Aoun, i cili gjithashtu njoftoi se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milionë euro) fonde të urgjencës.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Ai ishte vrarë më 2005.

 

19 18 17 16 15 14 13 12 11-1 10-1 k9 k8 k7 k6 k5 k4 k3 k1 k2 jr-1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.