Një 44-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij ditën e sotme në Pogradec. Sipas informacioneve të para rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve të policisë, skena e vrasjes ka qenë makabre, pasi autori i kishte prerë kokën nënës së tij. Trupi i të ndjerë është gjetur veç kokës. Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)