Transmetimet e drejtpërdrejta nuk janë të lehta dhe në jo pak raste ka ndodhur dhe incidente.
Diçka e tillë ka ndodhur sot gjatë emisionit të mëngjesit “SummerTogether” në televizionin grek ANT1. Prezantuesja KonstantinaKlokotarau është ndjerë keq dhe i ka rënë të fikët, ndërkohë që dy bashkëprezantuesit vrapuan ta ndihmonin, shkruan media greke “Fosonline”.
Drejtori i “EINAP” (Rrjeti i Informacionit Mjedisor për Azinë dhe Paqësorin), Matina Pagoni, ishte i pranishëm në studio dhe i dha ndihmën e parë gazetares.
Për shkak të kësaj, transmetimi u ndërpre për disa minuta. Pasi u rikthyen, gazetari PanagiotisStathis tha se ajo ishte në gjendje të mirë.
Shfaq Komentet (0)