Kryesore

Fifi reagon ashpër ndaj kritikuesve: Boll më, keni bullizuar pa fund pa menduar se po lëndoni

15:51 - 20.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi hoqi disa kile dhe arriti peshën e dëshiruar, këngëtarja e dashur për publikun Fifi duket se ka marrë një sërë reagimesh nga ndjekësit e saj. Mes komenteve të shumta duket se nuk kanë munguar dhe ato që lidhen me veshjen apo ‘zhveshjen’ e këngëtares, e për këto Fifi ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Instagram.




Sa u përket pozave në foto para dhe pas dobësimit, Fifi thotë se është bullizuar shumë pa menduar se ndoshta dikush lëndohet.

“Ju që merreni me pozat e mia para dhe pas dobësimit. Kam veshur pantallona të shkurtra dhe bluzë të hapur dhe jam munduar të marr poza siç po bëj tani, por problemi qëndronte tek ato kilet e tepërta që kisha dhe juve lëshonit vrer. Keni bullizuar pafund pa pikën e problemit, pa kurrfarë konsiderate dhe pa mendu se ndoshta e lëndoni dikë. Kompleks nuk e kam pasur trupin tim, i kam dashuruar tulet e mia , por vjen një kohë që duhet të kujdesesh për shëndetin fizik dhe mendor. Nuk kam dal këtu për të shitur trupin, jam për muzikë. Ama normalisht, dy foto do i nxjerr. Po t’më nisni kritika i pranoj me kënaqësi ama komentet tuaja janë helm”- shkruan Fifi ndër të tjera.

0 00
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.