Kryesore

Rita Ora ndërmerr një tjetër nismë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve me COVID-19

16:22 - 20.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora dhe UNICEF kanë organizuar një donacion online, për të mbledhur fonde, me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga kriza e COVID-19.




Me anë të një videoje në rrjetet sociale, këngëtarja theksoi se nga të gjithë dhuruesit, do të përzgjidhet një fitues, i cili do të ketë mundësinë për të kaluar një pasdite nën shoqërinë e saj.

“Si një ambasadore e UNCEF-it, unë jam duke mbledhur para për gjeneratën e prekur nga COVID-19. Ajo çfarë duhet te bëni është të dhuroni diçka për të pasur një shans të pini një çaj me mua. Nuk ka rëndësi se sa dhuroni, krejt paratë shkojnë 100 për qind për bamirësi. Faleminderit për të gjitha dhurimet tuaja”, u shpreh këngëtarja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.