AKTUALITET

Detaje të reja nga të shtënat në Rrogozhinë/ Si i shpëtoi plumbave i riu

10:35 - 03.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e djeshme në Rrogozhinë, ku një 33-vjeçar pas një konflikti fizik ka qëlluar me armë zjarri.Burime zyrtare nga policia thanë për gazetaren Dorjana Bezat se është shpallur në kërkim Erlis Dedej. Të njëjtat burime sqarojnë se i riu është konfliktuar fillimisht me grushta me 29-vjeçarin Markelian Koçi, ndërsa kanë qenë persona të tjerë që kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.




Por pavarësisht kësaj, 33-vjeçar duket se nuk e ka lënë me kaq, pasi ka shkuar në banesë dhe aty ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të 29-vjeçarit, i cili i ka shpëtuar mrekullisht plumbave. Menjëherë pas njoftimit policia ka shkuar ne zone por nuk ka mundur dot ta arrestojë 33-vjeçarin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.