AKTUALITET

Nisja e shkollës/ Shahini publikon pamjet: Ja si do të jetë qëndrimi në klasa

11:20 - 03.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, mbi masat dhe rregullat në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka përcjellë se si do të jetë mënyra e qëndrimit dhe mësimit në klasë.




“Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithsecilit”, shprehet Ministrja Shahini teksa video shoqëruese jep në vija të përgjithshme mënyrën e qëndrimit dhe mësimit në klasë.

Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra.Ndërkohë brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.

https://www.facebook.com/watch/?v=2665573153699781&t=0


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.