Nëna e Rexhep Gjelit ka folur në emisionin ‘’Me Zemër të Hapur’’ të Evis Ametit në News24 për plagosjen e djalit të tij në 30-vjetorin e lindjes tek lagjia 5-Maji.
Ajo thotë se pas asaj ngjarje familja e saj është e frikësuar dhe fëmijët e Rexhep Gjelit kanë frikë të shkojnë në shkollë.
Nexhi Gjeli thekson se pak minuta para ta plagosinin, Rexhep Gjeli i mori 5 mijë lekë për të blerë cigare se nuk i dilnin paratë. 10 minuta më vonë rrëfen ajo, u dëgjuan të shtëna teksa ajo ishte me djalin e Rexhep Gjelit.
Atë e njoftuan se e kishin plagosur Rexhep Gjelin në këmbë por fillimisht Nexhi Gjeli nuk e besonte. Ajo ka një apel për autorin Kevin Cungu, i cili është tashmë prej 2 javësh në kërkim që të vetdorëzohet që të qetësohet familja e saj dhe kjo situatë mos vijojë më.
”Rexhepi atë ditë më tha, të të marr një 5 mijë leksh se s’më dalin lekët për paketë. S’kaluan 10 minuta dëgjuam të shtëna. Më thotë çuni i Rexhepit, këto janë pistoleta. Nexhi, Nexhi më thanë, Rexhepin e kanë plagosur.
Po ku?
Në këmbë.
Nuk e besoja.
E kanë çuar në spital më thanë.
Dola në rrugë, shoh Policinë që vendoste shiritat. Kujtoja se ishte ende aty.
U ktheva në shtëpi, vesha diçka. Dola tek Policia.
Më thanë dëgjo moj nënë, se e kanë çuar tek Trauma. Policit i thashë çunin tim e plagosën, por hapni kamerat. Ai s’kishte lidhje fare me atë, as nuk e njoh. Vetëm çkam parë në televizor. As të atin, as atë.
Nisem në spital, gjej mjekun ligjor. Një tjetër për letrat, nuk më pyetën, vetëm më thanë kush je ti, nëna e Rexhepit. E pashë që ashtu, nuk i ka prek kockën. Është mirë. Jo i japin disa qetësuese.
Për mjekime i thashë i bëj në shtëpi, se rri më mirë. Kemi frikë të dalim. Nuk i dihet. Nipi më tha moj nona, kemi frikë. Frikë e çojmë kalamanjtë në shkollë. Dy hapa e kemi shkollën. I shoqërojmë nga frika. I madhi ka frikë të shkojë në shkollë, gjen justifikime nga frika. Por nuk e shfaq se ka hall mos i bërtasë Rexhepi. Mua po më vranë e vjetër jam, po kam hallin e kalamajve.”- tha Nixhe Rexhepi.