EKONOMI

Dita Ndërkombëtare e Gruas Rurale, Frida Krifca: Mbështetje për gruan sipërmarrëse në fshat

12:03 - 16.10.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përpjekjet për të mbështetur gratë sipërmarrëse në sektorin rural duhet të vazhdojnë. Në ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale, Drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca në një takim me fermere, me ftesë të Rrjetit Rural, tha nga Roskoveci se koha për të diskutuar për gruan në fshat, nuk është asnjëherë e mjaftueshme.




“Nuk ka mjaftueshëm forume apo grumbullime të tilla ku ne mund të flasim për gruan në fshat, për çfarë ajo përfaqëson në fshat”.

Drejtoresha Krifca tha se mbështetja me pikë për gratë fermere është një avantazh që po e motivon gruan rurale drejt sipërmarrjes.

“Agjencia që unë drejtoj është zbatuese e politikës, por edhe një zë në tavolinë për të dhënë një mesazh konkret se si ne mund t’i ndihmojmë fermerët. Në programin IPARD nga thirrja e parë në thirrjen e dytë ka pasur një rritje 100 % të kërkesave të aplikanteve femra. Pse? Sepse marin 15 pikë më shumë në masën 1, qëështë masa e investimeve në fermë dhe masën 7 qëështë masa e diversifikimit të fermës. Edhe një herë po e marr këtë shembull në programin IPARD për të thënë që jemi në kohë për ta futur edhe në skemën kombëtare”.

Kreu i AZHBR-sëdha edhe një mesazh inkurajimi për gratë prezente.

“ju inkurajoj të merrni pjesë. Jam e  sigurt që në ato tre masa që mbulojmë, secili mund të gjejë vendin për të kërkuar mbështetje. Do doja të kishim më shumë  kërkesë femrash. Do kemi mundësi të hapim më shpejt aplikimet duke qenë se tanimë është online. Jemi në sfidë për të përthithur të gjithë fondin në mënyrë që mos ta djegim siç ka ndodhur me vende të tjera, të cilat nuk kanë arritur ta alokojnë të gjithë buxhetin duke qenë nën presionin e kohës”.

Nga viti në vit është rritur numri i femrave aplikante në skemat  mbështetëse dhe programin IPARD.  Rreth 15% më shumë fermere dhe sipërmarrëse kanë aplikuar në vitin 2020 në Skemën Kombëtare, ndërsa në programin IPARD  janë lidhur 39 kontrata me fermere gra deri më tani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.