Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti është infektuar me COVID 19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti me anë të një postim në Facebook, ku shkruan se parmbrëmë i janë shfaqur shenjat e para, ndërsa ditën e djeshme është testuar pozitiv.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Gjithë të mirat,
Albini.
Shfaq Komentet (0)