Një 15-vjeçar në Sarandë mbeti i plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij gjatë mesditës së sotme.
Burimet bënë me dije se i riu me iniciale K.T u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës rreth orës 15:00, ndërsa mësohet se së fundmi është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Shtetasi K.T është nxënës i shkollës së mesme ekonomike “Antoni Athanas” të qytetit jugor të vendit. Adoleshenti u plagos me thikë ditën e sotme nga bashkëmoshatari i tij, E.Ç, i cili ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Sarandës.
Shfaq Komentet (0)