Basha: Gjatë pandemisë çmimet në Shqipëri u rritën më shumë se në asnjë vend tjetër

15:55 - 19.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se gjatë pandemisë në Shqipëri çmimet u rritën më shumë se në asnjë vend tjetër, duke iu referuar të dhënave të Eurostat. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Basha ndër të tjera shkruan se Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.




Postimi i plotë:

Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%.

Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës.

Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.