Kryesore

Basha takon Di Maio-n: I kërkova që Italia të na sigurojë vaksinën ndaj COVID-19 për Shqipërinë

17:03 - 20.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë zotimin e ministrit të jashtëm italian Luigi Di Maio që vendi fqinj të ndimojë Shqipërinë për vaksinën ndaj COVID-19.Basha theksoi se këtë ja kërkoi në takimin e sotëm dhe Di Maio u zotua se do ndihmojë Shqipërinë në emër të qeverisë italiane në momentin që vaksina e COVID-19 do jetë e disponueshme.Më tej lideri opozitar theksoi se masat e marra në Shqipëri janë të pamjaftueshme që të sigurohet një sasi më e gjerë dhe më shpejt e vaksinës.




”Sapo kam patur një takim jashtëzakonisht miqësor dhe të frytshëm me Di Maio. E falenderova për ndihmën nga Italia. I kërkova në veçanti ndihmë sa i përket vaksinës anti-COVID.I shpjegova se masat në Shqipëri janë të pamjaftueshme nga hedhja në treg e vaksinës. Duke iu referuar rolit historik të Italisë i kërkova të bëjë gjithçka që Italia fqinje e mike të sigurojë së pari për personelin shëndetësorr dhe qytetarët në vaksinat e reja anti-COVID që po zhvillohen. Shpresoj do jenë të gatshmë në muajt në vijim.

Do ndaj me kënaqësi të madhe zotimin e Di Maio në emër të qeverisë Italiane për të ndihmuar në këtë drejtim. Duke filluar nga personeli shëndetësor me vaksinë sapo kjo të jetë e disponueshme për Italinë.

Me thënë të drejtën ka qenë një ngërç i jashtëzakonshëm. Qeveria ka bërë një rezervim për COVAX, një instrument i OBSH, rezervimi financiar është i pamundur për më shumë se 20%.

Vendet e vogla me mundësi më të pakta do mbeten ën fund të radhës. Një prej mënyrave është për t’iu drejtuar Italisë, dhe për t’i kërkuar që mos harrojë motrën e vogël Shqipërinë.

Një pjesë të mirë të diskutimit të sotëm me ministrin Di Maio e kam bërë për këtë çështje. Dua ta falenderoj publikisht.”- deklaroi Basha.

Po ashtu Basha ka cekur edhe çështjen e integrimit europian duke deklaruar se për herë të 7-të Shqipërisë po i mbyllet dera e Europës nga vetë Edi Rama pasi vendi s’ka Gjykatë Kushtetusese e të Lartë, BKH s’ka staf kurse SPAK s’po jep rezultate. Ai garanton se PD pas 25 prillit në qeveri do të rikuperojë kohën e humbur nga PS.

”E dyta ka të bëjë me integrimin europian. Shqipëria rrezikon sepse detyrat nuk janë realizuar. Vendi s’ka ende Gjykatë Kushtetuese e të Lartë funksionale. Po ashtu BKH ka një drejtues por jo staf funksional. SPAK s’po jep rezultate.

Rruga për të dalë ngakriza politike Reforma në Drejtësi u arrit dhe u shkatërrua. Problem i madh. Me këtë akt siç e kam thënë Rama de-facto i mbyll për herë të shtatë derën e Europës.

Opozita, PD dhe unë jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka në këto muaj, dhe pas 25 prilli një qeveri e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve do investohet drejtpërdrejt për të rikuperuar këto 7 vite, që janë dhe shans i humbur për shqiptarët pasi të jesh në negociata përfiton fonde për të papunët, infermierët, europiane shumica në formë grantesh që Shqipëria dhe shqiptarët nuk i përfitojnë sepse Rama bllokon integrimin europian të Shqipërisë.

Sa i përket bashkëpunimit dypalësh, e sigurova Di Maion se qeveria e PD është një forcim i marrëdhënieve dypalëshe që kanë vuajtur nga mungesa e vëmendjes dhe shterimi i energjive për të luftuar trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit e krimit të organizuar.

Kemi avantazhe sepse e dimë që një pjesë e prodhimit të brendshëm në Itali vjen nga Shqipëria. Do të ketë një platformë apo avokat për zhvillim ekonomik.”- tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.