AKTUALITET

Plumba ndaj mjetit në Bulqizë, identifikohet autori, policia zbardh ngjarjen

16:17 - 20.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Bulqizës ka identifikuar autorin e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj një makine.




Policia njofton se është shpallur në kërkim shtetasi B. Z., i cili duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë drejt një mjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.

Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.

Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.