BOTA

Spitali u përfshi nga flakë të mëdha, ndërrojnë jetë 6 të porsalindur! Zhduket pronari

09:56 - 26.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjashtë të porsalindur kanë vdekur nga zjarri në një spital për fëmijë në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, siç njoftuan sot autoritetet lokale.




Në pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive, shihen zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin, i cili ra mbrëmë në spitalin në pjesën lindore të qytetit.

Departamenti i zjarrfikësve i tha agjencisë së lajmeve ANI se gjashtë fëmijë të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në një spital tjetër. Tashmë zjarri është nën kontroll.


Sipas policisë, pronari i spitalit të fëmijëve është zhdukur. Shkaku i zjarrit është duke u hetuar dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi, tha një zyrtar lokal.

Zjarri shpërtheu një ditë pasi 27 persona humbën jetën në një zjarr në një park argëtimi në shtetin perëndimor të Gujarat. Mediat lokale raportojnë se për këtë incident janë arrestuar dy persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.