Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, policia jep detaje

08:33 - 20.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpëthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën e Shëngjinit në Lezhë.




Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45, ndërsa mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj., banues në Tiranë.

Policia njofton se ka shkuar menjëherë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pista e parë ku po hetohet është ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit të objektit, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë objektit në ndërtim që ishte shënjestër për të shkuar në gjurmët e autorëve.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.