Kronikë

E kishin kthyer bilardon në epiqendrën e veprimtarisë kriminale, pranga të rinjve në Tiranë

10:30 - 23.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e kryeqytetit ka arrestuar tre të rinj nën akuzën e posedimit dhe tregëtimit të lëndëve narkotike.




Gjatë kontrollit ‘blic’ të ushtruar në një bar bilardo, tre të rinjëve iu janë sekuestruar 37 gramë kokainë, një sasi kanabisi dhe fisha metalike për lojën e pokerit.

Personat e arrestuar janë shtetasit E. M., 26 vjeç dhe M. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërkohë që është proceduar në gjendje të lirë shtetasi F. C., 20 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. M., 26 vjeç dhe M. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, bazuar në informacionet e marra se në një bar-bilardo kryhej aktiviteti i kundërligjshëm kriminal në fushën e shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimi i lojërave të palejuara, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti.

Si rezultat, gjatë kontrollit të bar-bilardos në pronësi të shtetasit E. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 37 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një sasi lënde e dyshuar kanabis, një valixhe metalike me fisha (çipsa), 2 aparate celular dhe disa qese plastike që shërbenin për ambalazhimin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi F. C., 20 vjeç, pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi M. Gj., i cili ishte i pranishëm në bar-bilardo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.