Kryesore

Sara Hoxha flet për lindjen e vajzës: Kaluam sfidën më të vështirë, për të marrë dhuratën më të jashtëzakonshme

21:40 - 16.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, dy ditë më parë u bekuan me një fëmijë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur një emër shumë të veçantë: Poem Blu.




Pas Ledrit që tregoi portretin e vogëlushes, ka qenë Sara pak minutash që ka publikuar në rrjete sociale foton e saj të parë pranë së voglës, ku shihet duke i mbajtur këmbën. Në një foto tjetër të publikuar nga Sara, ajo shfaqet me Ledrin duke fjetur në krevatin e spitalit.

Sara i ka shoqëruar fotot me një shprehje shumë domethënëse. “Kaluam sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të jashtëzakonshme që dikush mund të marrë në jetë. Poem Blu Vula”, ka shkruar Sara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.