LIFE STYLE

I keni buzët e mbushura me fillera, studiuesit: Nëse bëni vaksinën e Covid mund të…

09:30 - 29.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njerëzit që kanë bërë fillera në fytyrë mund të përjetojnë enjtje dhe inflamacion me vaksinën e koronavirusit të Modernas, vuri në dukje komiteti këshillues i FDA.




Sipas komitetit, disa pjesëmarrës në provë, që kishin fillera në fytyrë, kanë përjetuar efektet anësore. Një dermatolog nga Kalifornia tha se reagimi ishte imunologjik.

“Sistemi juaj imunitar që shkakton inflamacion ringjallet kur merrni një vaksinë, kështu duhet të funksionojë”, tha Dr. Shirley Chi, e cila vuri në dukje se efektet anësore u trajtuan lehtësisht nga personeli mjekësor. “Kështu që është normale që ju do të shihni një përgjigje imune në zona të caktuara, ku vërehet ndonjë substancë që nuk është një substancë e natyrshme në trupin tuaj.”

Megjithatë, ajo tha se efektet anësore nuk duhet t’i ndalojnë njerëzit të bëjnë vaksinën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.