Tragjedia ka pllakosur familjen Seiti nga Elbasani.Pas djalit Q. Seiti vetëm 17 vjeç, i cili ndërroi jetë në spitalin Covid-2 nga koronavirusi, sot është mësuar një tjetër lajm tragjik.
Babai i adoleshentit, Luftar Seiti mësohet se ka ndërruar jetët po për shkak të koronavirusit.Adoleshenti Q. Seiti sipas mjekëve kishte mbërritur në spital me mushkërinë e prekur 100% nga koronavirusi.
Edhe babai i tij ishte në gjendje të rëndë dhe duket se nuk i ka mbijetuar dot sëmundjes dhe dhimbjes për humbjen e djalit.Mamaja e 17 vjeçarit mësohet se ka shpëtuar nga sëmundja, pasi edhe ajo ishte e prekur nga Covid-19./syri
Shfaq Komentet (0)