Reperi i njohur, Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër për herë të pare më datë 1 janar. Anxhi solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Troi. Lajmin e bukur e dha vetë reperi, me anë të një postimi në Instagram.
Ai publikoi një foto të vogëlushit, ku krahas shkroi: “Djali im Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë”.
Ndërsa së fundmi, reperi ka publikuar foton më të ëmbël me të birin. Ai shfaqet duke e mbajtur në krahë dhe duke e puthur.
“Të dua Troi”, ka shkruar reperi krahas fotos.
Shfaq Komentet (0)