Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç.
Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin. 25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e tij, e qëlloi këtë të fundit me shkopin që përdorte për të ruajtur bagëtitë.
Të afërm të familjes kanë treguar se at e bir vuanin nga probleme të shëndetit mendor, madje djali kurohej shpesh.
Shfaq Komentet (0)