Kryesore

Refuzimi i Dritan Lelit për të qenë në listën e kandidatëve në Vlorë, Rama: Me të, pa të skuadra jonë…

19:40 - 08.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri një i Qeverisë, Edi Rama, ka komentuar dhe refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.




I pyetur sot se çfarë kërkese apo propozimi të ri i ka bërë Dritan Lelit, Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme të bëhet pjesë e skuadrës.

Sipas Ramës skuadra e PS në Vlorë do realizojë objektivin bazë për 8 mandate dhe do i afrohet maksimalit për 9 mandate.

“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.