AKTUALITET

Ulen testimet dhe rastet/ 15 viktima dhe 543 infektime të reja nga COVID në vendin tonë

18:30 - 15.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur një ulje të infektimeve me koronavirus në vend, shoqëruar kjo edhe me uljen e numrit të testimeve.




Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orë janë konfirmuar 543 raste pozitive, nga 3001 testime të kryera. Ndërkohë, vijon të jetë i lartë numri i viktimave, ku edhe në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm 15 pacientë.

MSh njofton se “Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2478 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27,365 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3001 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 543 qytetarë.

 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.