Kryesore

“Kemi fituar edhe në njësinë 1”/ Veliaj në deklaratë: Sot do të jetë një ditë e gjatë

09:42 - 27.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një dalje për mediat, deklaroi se Partia Socialiste është shpallur fituese në Njësinë 1 në kryeqytet, ku ka siguruar 52.4% të votave.




Veliaj theksoi se çdo 30 minuta pritet të ketë lajme të mira dhe nxiti numëruesit të të gjitha kampeve politike që të mos ndërpresin procesin, në mënyrë që rezultati i fituesit të dalë brenda ditës së sotme.

“Ka qenë një natë e gjatë për ne. Ia ka vlejtur, ne kemi fituar në njësinë 1, me mbi 52.4 % të votave. Dua të falenderoj të gjithë. Jemi në një situatë që jo vetëm njësia është në kantier ndërtimi. Dua t’iu them mirënjohje dhe falenderim për ata që kanë kontribuar.

Pas 72 orësh zgjuar do të shplodheni pak. E treta që është më e rëndësishmja, pasi të keni pushuar pak, është koha që t’i kthehemi më fuqishëm punëve. Duhet të kemi një tur, zgjatje dore, për ata që mendojnë ndryshe nga ne, ne fituam se ishim shumica, por duhet të jemi të përulur. Do jetë një ditë e gjatë, çdo 30 minuta do të kemi lajme të mira, falenderoj me zemër të gjithë numëruesit, ata që kanë qenë patronazhistë dhe kanë organizuar njerëz.

Apeli im është që të vazhdojmë me numërimin, stafeve tona i them të vazhdojnë me përkushtim. Numëruesve të partive kundërshtare i them që këtë proces ta mbyllim sot dhe sot kushdo që shpallet fitues të vijojë punën në punët e veta. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë kandidati i PS në këtë njësi, Alqi Bllako, u shpreh:

“Jam pafund mirënjohës, së pari banorëve të Njësisë 1 që kanë marrë pjesë masivisht në votime dhe masivisht na votuan. Një falenderim zemre, jeni ekipi më i mirë në Tiranë. Siç e tha dhe kryetari s’kemi kohë për pushim dhe këtë besim do e kthejmë mbrapsht me punë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.