Kryesore

Maqedonia e Veriut regjistron 46 viktima dhe 433 të infektuar nga COVID-19

20:35 - 29.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 46 viktima nga COVID-19 si dhe 433 të infektuar, bazuar në testimin e 2.453 mostrave.




Ndërkohë që numri i të shëruarve sipas raportit është 641 që vazhdon tani dhjetë ditë me radhë të jetë më i lartë se numri i të infektuarve.

Sa i takon viktimave, 15 janë nga Shkupi të moshës mes 54 dhe 82 vjec. Nga tre viktima janë regjistruar në qytetet e Manastirit, Velesit, Kocanit dhe Shtipit, ndërsa nga dy dhe një të vdekur në 13 qytete tjera.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë mbi 700 mijë teste dhe mbi 151 mijë janë diagnostikuar me COVID-19, prej tyre mbi 132 mijë janë shëruar, rreth 15 mijë janë ende aktiv ndërsa 4.818 persona e kanë humbur jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.