Kryesore

Tre arsye pse duhet të studioni online

21:05 - 29.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse po mendoni ta çoni karrierën tuaj në një nivel tjetër, atëherë studimi përmes internet është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta veçuar veten nga pjesa tjetër e turmës.




Ka shumë arsye që gjithnjë e më shumë studentë po zgjedhin të studiojnë në internet më përpara sesa në mënyrë fizike.

Studimi online do të thotë që ju keni një mundësi zgjedhje më të madhe se kush ju mëson dhe çfarë mësoni, dhe gjithashtu demonstron etikën tuaj të punës dhe aftësitë organizative te punëdhënësit e mundshëm.

Institucionet në internet janë krijuar për t’i shërbyer nevojave të profesionistëve që dëshirojnë të arrijnë piedestalin tjetër në karrierën e tyre, e cila ndryshon nga qasja e ndërmarrë nga institucionet më tradicionale arsimore.

Tre arsye se pse i’a vleni të zgjidhni këtë mënyrë studimi i gjeni më poshtë:

Një qasje fleksibël

Sipas gazetës britanike The Guardian, studentët e universiteteve kanë shijuar përqendrimin më të madh në studimet në internet gjatë gjithë pandemisë sepse u lejon atyre një fleksibilitet më të madh.

Studentët që mësojnë në internet shpesh ndjehen më rehat t’ju drejtojnë pyetje profesorëve. Modeli në internet është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që kanë angazhime jashtë studimeve të tyre siç janë puna dhe familja sepse heq kohën e udhëtimit dhe i lejon ata të përshtaten me punën e tyre rreth orarit të tyre.

Zgjedhje më e madhe e programeve

Nëse vendosni të mësoni në internet, mund të gjeni shumë më lehtë një drejtim që i plotëson saktësisht kërkesat tua. Të marrësh pjesë në një institucion personalisht do të thotë që të jesh i kufizuar në departamentet që ofrohen në vendin tënd të zgjedhur nëse nuk dëshiron të zhvendosesh. Të mësuarit në internet do të thotë që ju të mund të sillni zgjedhjen perfekt te ju.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.