Kryesore

Rekord viktimash nga Covid në Maqedoninë e Veriut, shënohen 214 raste të reja në 24 orë

18:56 - 01.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një numër i lartë viktimash është shënuar gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë humbur jetën 36 persona, ndërsa janë konfirmuar të infektuar me Covid nga 2 276 teste 214 raste të reja.




Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 94, Kumanovë – 29, Tetovë – 19, Prilep dhe Vinicë nga 7, Ohër – 6, Veles, Koçan, Negotinë dhe Sveti Nikollë nga 5, Shtip dhe Strumicë nga 4, Manastir, Kavadar, Strugë dhe Kërçovë nga 3, Gostivar, Radovish dhe Bogdanci nga 2, Gjevgjeli, Resnjë, Dellçevë, Probishtip, Krushevë dhe Makedonski Brod nga 1.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid 305 pacientë të shëruar  duke e çuar në 133 070 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 152.581, mijë persona mes të cilëve kanë humbur jetën 4 891 qytetarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.