Kosova

Kurti uron Pashkët me fjalët e Nolit: Me dashuri për njëri-tjetrin, atdheun dhe gjuhën tonë

21:30 - 02.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar Pashkër Ortodokse gjithë besimtarëve.




Kurti ka zgjedhur një urim të veçantë me fjalët e At Fan Stilian Nolit i cili shkruante ‘’Me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë’’.

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Për shumë mote Pashkët!

Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkëatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët.

Ju uroj atyre Pashkë të gëzuara!

Për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen.

Triumfofshin dhe midis nesh!

Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë.

Për shumë mote Pashkët!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.