Kosova

Ulen shifrat e infektimeve, regjistrohen 5 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

15:13 - 02.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë ulur shifrat e infektimeve me COVID-19 në Kosovë.




Autoritetet shëndetësore, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 160 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 5 qytetarë, 2 prej të cilëve në Prizren, një në Pejë, një në Prishtinë dhe një në Skënderaj.

Lajmi i mirë, është se janë shpallur të shëruar 415 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 160 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 39 raste, Ferizaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Prizren 10 raste, Drenas 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kamenicë 4 raste, Pejë 4 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Lipjan, Rahovec dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.