Kryesore

Meta zbardh takimin me Presidentin e Sllovenisë: Kosova meriton liberalizimin e vizave

20:22 - 06.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bshkimin Europian.




Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Meta bën me dije  se këtë mendim e ka ndarë gjatë takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili po ashtu i kishte theksuar rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.

E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur,” shkruan Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.