Kryesore

Konsumoni çdo ditë të njëjtin vakt? Ja ç’ndodh me trupin tuaj

19:45 - 14.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përgatitja e vakteve duhet të jetë një përparësi për të gjithë, por për shkak të mungesës së kohës, kryesisht nuk është kështu.




Të gjithëve na ka ndodhur që disa ditë rresht, të konsumojmë të njëjtat produkte, të njëjtin vakt.

Në fakt, konsumimi i përditshëm i të njëjtit produkt ushqimor ka shumë benefite.

Më poshtë keni arsyet se pse është mirë të konsumoni në mëngjes përditë të njëjtat produkte ushqimore:

1.Do të keni më shumë kohë të lirë.

Ne shpesh vonohemi duke menduar se çfarë të hamë për mëngjes. Mund të duket si pjesë e rutinës, por në të vërtetë merr shumë më tepër kohë nga sa mendojmë.

Kur hani të njëjtin mëngjes çdo ditë, ju nuk do të humbni kohë duke menduar ose vendosur.

2.Ju lejoni që truri juaj të mendojë për gjëra më të rëndësishme

Të mos mendosh se çfarë të veshësh gjatë ditës ose çfarë të hani për mëngjes lejon që mendja juaj të përqendrohet në gjërat më të rëndësishme dhe listën e gjërave që duhet të bëni gjatë ditës.

3.Trupit tuaj nuk i mungon asnjëherë doza e parë e lëndëve ushqyese.

Nëse mëngjesi juaj është i mirëzgjedhur, ju po i jepni energji trupit tuaj me gjërat e shëndetshme. Këta shembuj të mëngjeseve të mbushura me lëndë ushqyese janë një mënyrë shumë e mirë për të filluar mbarë ditën.

4.Ju mund të jeni në gjendje të hiqni disa kile

Hulumtimet kanë zbuluar se ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Keni më shumë kontroll, kështu që shmangni sheqerna dhe yndyrna, të cilat në fund të fundit mund të rrisin numrin e kalorive dhe rrjedhimisht dhe peshën e trupit.

5.Do të keni më pak shpenzime

Të dini se çfarë do të hani çdo ditë të javës ju lejon të bëni një listë më të saktë të ushqimeve, e cila, sipas ekspertëve, është çelësi për të harxhuar sa më pak.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.