Kryesore

Hapen gjashtë kutitë e para të Qarkut të Beratit, një njërën prej tyre mungon raportimi i Pajisjes së Identifikimit Elektronik

12:04 - 17.05.21 gsh

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, po zhvillohet dhe shqyrtimi i 24 kutive të votimit të Qarkut të Beratit, pas pretendimit të LSI, për manipulim votash në zgjedhjet e 25 prillit.



Kreu i KAS, Elvis Qefa tha se deri më tani janë hapur 6 kutitë e para, por në njërën prej tyre, më konkretisht në kutinë me nr.3446 nuk është gjetur raporti i Pajisjes së Identifikimit Elektronik PEI, e për këtë arsye, ai kërkoi hapjen e kutisë së votimit, për të vërtetuar atë që është shkruar në procesverbal.

“Për shkak se në një nga materialet e qendrës së votimit, me nr.3446 nuk u gjet procesverbali i PEI, atëherë do të na duhet për të hapur dhe kutinë e votimit, për të parë administrimin e këtij procesverbali aty”, u shpreh kreu i KAS Elvis Çefa.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.