Kronikë

U kapën me 1 kg kokainë në makinë, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për efektivin e RENEA-s dhe dy të tjerët

11:36 - 17.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, që u kap pak ditë më parë me 1 kg kokainë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin tjetër, Dedë Nimani, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie” Luan Gaçi.

Siç raporton gazetarja Lala, Luan Gaçi nuk duhet të lëvizë nga banesa pa lejen e prokurorisë. Kujtojmë se efektivi i RENEA-s u kap në makinë bashkë me dy personat e tjerë, ndërsa në momentin që ndërhyri policia, ata hodhën një pako me kokainë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.