Kryesore

Në Lezhë kryhen mesatarisht 90 vaksinime në ditë /Vetëm 14.5% e popullsisë ka marrë njërën dozë të vaksinës anti COVID, 5% të dyja dozat

10:35 - 25.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Lezhë vetëm 14.5% e popullsisë së regjistruar ose 16 398 persona rezultojnë të kenë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës anti covid dhe jo më shumë se 5% ose thënë ndryshe 5750 persona rezultojnë të ketë marrë dozat e plota të njërës nga 4 vaksinat e aplikuara në këtë njësi vendore.




Këto janë shifrat e konfirmuara nga Drejtoresha e Shëndetit Publik në Lezhë Zoje Zefi. Sipas saj, pas fazës së parë me çadrën në mes të sheshit dhe grumbullimet e shumta, tani ky proces po realizohet pranë qendrës sanitare ku kryhen edhe testimet e të dyshuarve për COVID.

Kjo shifër mbetet shumë e ulët pasi të shumtë janë ata që e kanë refuzuar vaksinimin pasi nuk u besojnë vaksinave kineze që kanë qenë më shumë të pranishme gjatë momentit të vaksinimit masiv.

Gjatë një dite kryhen rreth 90 vaksinime për moshat +60 dhe personelet e operatorëve turistikë në zonat bregdetare dhe nuk ka ndonjë pritshmëri për zgjerimin e hartës së qendrave shëndetësore ku mund të kryhet vaksinimi, pasi gjithçka është e lidhur ngushtë me numrin e dozave të vaksinës që vihet në dispozicion të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.