Kosova

Haradinaj takon Palmerin: Roli amerikan në dialog, i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

14:59 - 01.06.21 gsh

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar zv/sekretarin amerikan të Shtetit, Matteë Palmer.



Në një postim në FB, Haradinaj thotë se mbetet i vendosur në qëndrimin se roli amerikan është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi që do të çojë në njohje reciproke.

Për Haradinajn, Kosova është me fat që ka Amerikën përkrah si aleat strategjik dhe partneri më i besueshëm.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Sot, në selinë e Aleancës zhvillova një takim me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Mattheë A. Palmer Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe z.Philip S. Kosnett, ambasador në Kosovë, me të cilët diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Kosova ka treguar maturi në funksionim dhe konsolidim të demokracisë, në standardet më të larta dhe është e palëkundur në raportin bilateral dhe strategjik, si dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim ritheksova se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke.

Gjithashtu, ritheksova nevojën e perspektivës euroatlantike të Kosovës dhe antarësimin e saj në NATO.

Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, shtet që përkrahu çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë tonë, që edhe më tutje është aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.