SHËNDET

Vuani nga migrena? Disa metoda natyrale që janë të efektshme

20:28 - 03.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhimbja e kokës mund të ndikojë në disponimin dhe performancën e përditshme. Për fat të mirë, ka disa “ilaçe” natyrore që konsiderohen të dobishme kundër dhimbjeve të kokës, duke shmangur kështu medikamentet e blera.




Për të lehtësuar sulmet e migrenës është e nevojshme që së pari të gjeni disa momente qetësie gjatë ditës. Në fakt, lehtësimi i stresit mund të ndryshojë ndjeshëm kohëzgjatjen dhe frekuencën e dhimbjeve të kokës.

Magnezi. Jo të gjithë e dinë këtë por magnezi ndihmon në relaksimin e muskujve, gjithashtu lehtëson sulmet e migrenës. Sa i përket ushqyerjes, ajo mund të gjendet në kakao, fruta të thata ose banane.

Kafeja. Kafeina është e njohur për vetitë e saj lehtësuese të dhimbjeve. Nëse merret në sasi të vogla, ndihmon në lehtësimin e migrenës. Pirja e kafesë kur shfaqet dhimbja mund të ndihmojë në zvogëlimin e saj shpejt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.