Kryesore

Meta përshendet zgjedhjen e Shqipërisë në OKB: Sfidat të jashtëzakonshme, por i bindur se vendi ynë do përmbushë me përgjegjësi këtë detyrë

19:34 - 11.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Shqipërisë, anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB.




Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit deklaron se sfidat janë të jashtëzakonshme, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë.

“Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.
Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme. ”, deklaron Presidenti Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.