Kryesore

“Mama ja dola për të dyja ne”, Luana Vjollca bën realitet ëndrrën e saj të madhe!

17:43 - 17.06.21 gsh

Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës për një kohë të gjatë për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika.



Para pak kohësh bukuroshja e ekranit u shfaq duke punuar buzë detit me ekpin e saj për një këngë të re. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re.

“1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti i ri i këngëtares, të cilin duket se ajo e ka gati.

Ditën e djeshme Luana Vjollca ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, shkëputur nga videoklipi i këngës së re. Ajo shfaqet shumë ndryshe nga çdo herë tjetër, teka shihet e veshur me të bardha dhe me flokë të prerë shumë shkurt e me balluke. Gjithashtu Luana ka zbuluar se kënga do të publikohet në 18 qershor në orën 18:06.

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja”,ka shkruar Luana krahas fotos.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.