Kosova

Flamujt në gjysmështizë, Kosova mban sot zi për 10 viktimat e tragjedisë në Kroaci

10:25 - 26.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flamujt e Kosovës janë ulur sot në gjysmë shtizë për aksidentin tragjik, që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.




Në nderim të viktimave të aksidentit që tronditi vendin, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur këtë të hëne ditë zie kombëtare.Autobusi i kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankufurti drejt Prishtinës me 69 pasagjerë brenda.

Të dielën në Kroaci shkoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij.Ai vizitoi të lënduarit, të cilët po trajtohen në spitalin në Slavonski Brod, në Kroaci.

Ndërsa, mëngjesin e kësaj të hënë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla, ka treguar se dy nga personat e lënduar gjenden në mjekim intensiv e që njëri prej tyre është në gjendje më stabile.

E dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin në Kroaci u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mbrëmjen e së dielës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.