Kryesore

Berisha shënjestron Yuri Kim: Ka lexuar edhe Enverin, pse zgjodhi digmën e barit. Ja çfarë i kërkoi Basha në takim

12:23 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në deklaratën e tij Berisha foli për deklaratat e Yuri Kim.  “Karakterin e këtij vendimi politik e provon kërkesa publike e Yuri Kim për mosfutjen time në Parlament, duke mos pasur asnjë fakt, provë apo dokument përveç kërcënimeve me dogmën e barit që ka përdorur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobë të pandreqshëm.




Ajo është unike, një ditë pasi doli dhe uroi masakrën e zgjedhjeve, kërkon pa asnjë bazë kush të hyjë e kush mos të hyjë në Parlament. Ajo është e lexuar, ka lexuar edhe Enverin, edhe Lincoln ndaj edhe zgjodhi digmën e barit.  Diktatura dhe bari janë të lidhura. Shqiptarët kanë ngrënë barë dhe kanë vdekur.

Shqiptarët nuk duan të hanë barë, unë jam këtu për të vërtetën, për transparencë. Nuk ka forcë në botë që mund tmë pengojë mua pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit. Kjo është përfundimtare. Kryetari i PD në takim me zonjën Kim ka kërkuar të njëjtën gjë dhe ftoj çdo shiqptarë të kërkojë të njëjtën gjë” u  shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.