Kryesore

Greta Koçi fejohet në fshehtësi të plotë, ja cili është djali që i ka fituar zemrën

20:23 - 06.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greta Koçi ka kohë që po qëndron larg vëmendjes mediatike. Ajo nuk ka preferuar të japë detaje për jetën e saj private dhe lajmet për të janë shumë të rralla. Mirëpo së fundmi është mësuar se Greta ka gjetur dashurinë dhe madje e ka zyrtarizuar.




Thuhet se këngëtarja ka kohë që është fejuar, por këtë lajm e ka mbajtur të fshehtë. Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh. Për më tepër thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti.

Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj, por sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në mbrëmjet muzikore.

Më herët ajo është shprehur se nëse i dashuri i saj nuk do të jetë personazh publik, atëherë ajo nuk do e bëjë kurrë lidhjen publike. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Greta e ka mbajtur gjithçka të fshehtë këto kohë.

“Jam shumë e lumtur me jetën time. Kjo pjesë dua të ngelet private, është kuriozitet i madh por dua ta ruaj timen. Nëse i dashuri nuk do të jetë njeri publik, nuk ka përse. Tani jam shumë ok dhe shumë e lumtur”, u shpreh Greta teksa ishte e ftuar disa kohë më parë në emisionin “Rudina”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.