Kryesore

Fero infektohet me Covid-19, ja gjendja shëndetësore

13:10 - 22.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Listës së personazheve publikë që janë infektuar me virusin Covid-19 i është shtuar edhe reperi Fero.Në një postim të fundit në Story-n e tij në Instagram, reperi ka treguar se më herët nuk e ka besuar virusin, derisa ka rezultuar vetë i infektuar.




“Kam menduar që koronavirusi është hajgare, ama përnime hiç. Unë jam pozitiv Mos më folni”- shprehet ai në video, teksa duket se në fakt është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

 Me këtë video, ai gjithashtu ndërgjegjëson ndjekësit e tij se virusi nuk është shaka.Në korrik të këtij viti, Fero festoi ditëlindjen e parë si baba. Ai mbushi 24 vjeç dhe me siguri kjo ditë ishte ndër më të veçantat për të.Partnerja e tij Arbenita Ismajli u kujdes t’i bënte urimin më të bukur, duke mbledhur momente të reperit dhe vajzës së tyre, Ninës.

 

Kujtojmë se së fundmi i ftuar në emisionin “Rudina”, Fero ndau për herë të parë me publikun emocionet e tij si baba. Ai tregoi se emrin Nina për vajzën e zgjodhi bashkë me Arbenitën dhe se do të thotë “e këndshme”.

“Kemi qenë me Arbenitën duke parë emra dhe na ka pëlqyer të dyve. S’po them as ia ka vënë Arbenita, as unë, por ia kemi vënë bashkë Nina. Po, edhe kuptimin e ka ‘e këndshmja’. Nina do të thotë ‘e këndshme’”, tregoi Fero.

Gjithashtu Fero rrëfeu historinë  e tij të dashurisë me Arbenitën.

“Po, e mbaj mend momentin e parë, në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar”, rrëfeu Fero, teksa shtoi se me Arbenitën kishte kontaktuar kohë më parë në rrjete sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.