BOTA

SHBA, vaksinimi i detyrueshëm për mësuesit në qytetin e Nju-Jorkut

21:50 - 23.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nju-Jorku njoftoi sot se do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për stafin në shkollat ​​e tij publike, përfshirë mësuesit dhe drejtorët, ndërsa qyteti po përpiqet të ngadalësojë transmetimin e variantit shumë më ngjitës Delta.




“Të gjithë punonjësit e departamentit të arsimit duhet të marrin të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19 deri më 27 shtator”, tha kryebashkiaku Bill de Blasio.

“Nuk do të jetë e mundur më që të zgjidhni të testoheni çdo javë”, vazhdoi de Blasio.

“Ne e dimë se kjo do të ndihmojë të sigurohemi që të gjithë të jenë të sigurt”, shtoi ai për gazetarët.

Qyteti i Nju-Jorkut ka sistemin më të madh shkollor në SHBA, me 1,1 milionë studentë në 1 800 shkolla.

Kjo direktivë e re do të prekë gati 150,000 punonjës.

Rreth 63 për qind e stafit arsimor janë të vaksinuar, ndërsa 75,6 për qind e të rriturve në qytetin e Nju-Jork, ku jetojnë tetë milionë persona, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, tregojnë shifrat zyrtare.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.