Kosova

Rekord i rasteve me COVID-19 në Kosovë, 14 persona humbin jetën

15:04 - 25.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

14 persona kanë vdekur si pasojë e Koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.




Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 2541 raste të reja pozitive, ndërsa 604 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

25 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.