Kryesore

Luanesha jonë, Marina i bën një super urim Luanës për ditëlindje!

14:45 - 02.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja e dashur, Luana Vjollca feston ditën e sotme 30 vite jetë. Në këtë ditë kaq speciale për të kanë mbërritur qindra mijëra urime nga fansat e shumtë, kolegët dhe të afërmit e saj.




Ai më i ëmbli padyshim që ishte urimi që e motra, Marina kishte zgjedhur për të shtrenjtën e saj.

“Happy birthday to a sister who has the best sister in the world!  Lumturine e botes te uroj Luanesha jone! Te dua pafund , ka shkruar Marina krahas fotos së bashku me Luanën.

Përsa i përket jetës së saj profesionale, këto kohë ajo ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv. Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Kujtojmë se këto kohë Luana është përfolur edhe se mund të jetë larguar përfundimisht nga “Top Channel”. Burime për “Gazeta Express” bënë me dije se ajo po largohet nga ky televizion dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.