![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Eni Vasili u bë nënë gjatë verës, ajo solli në jetë binjaket Sofi dhe Nikol. Me ardhjen e shtatorit, kur kanë kaluar veçse 2 muaj nga ardhja në jetë e të voglave,gazetarja ju rikthye studios së ‘Open’ dhe nisi sezonin e ri.
Pas programit të parë, të transmetuar dje, mesa u kuptua nga postimet e saj, inboxi i saj ka shpërthyer nga urimet dhe fjalët e ëmbla dhe zonjave dhe zonjushave që e ndjekin.
“Sa e fortë je, me dy fëmijë dhe ju tiktheve punës”, shkruajnë disa prej ndjekësve.
E nga ana tjetër Eni shprehet: “Fëmijët janë bekim, jo pengesë. Frymëzimi dhe forca, vjen prej tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.
Eni e ka ndarë mendjen ta gjejë balancën mes punës dhe rritjes së fëmijëve, ndaj para e pret një sezon i gjatë pune, por të paktën ka mbështetje të madhe nga publiku.