Kryesore

Sinan Hoxha feston ditëlindjen, Andrra i bën surprizën e ëmbël: Te dua sa s’mund ta them, e as ta shkruaj…

09:45 - 05.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festë në familjen Hoxha… Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sinan Hoxha feston sot ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani e ka surprizuar në mënyrën më të ëmbël, duke e uruar që në mesnatë me një mesazh plot ndjenjë.




Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto nga momentet e tyre më të bukura, duke shkruar se njohja me Sinanin i ka dhuruar shumë lumturi.

“Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje…Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes!”, ka shkruar Andrra

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.